Komuna shpreh shqetësim lidhur me incidentin e raportuar në bjeshkët tona
Junik Tourist Information✓
Faqja Zyrtare e Turizmit në Junik

“Komuna e Junikut sqaron rrethanat e incidentit pranë Liqenit të Zemrës: personi nuk është banor i Junikut. Bjeshkët tona mbeten të sigurta, mikpritëse dhe me dyer të hapura për çdo vizitor.”
Komuna e Junikut shpreh shqetësimin lidhur me incidentin e raportuar sot në media, ku një grup alpinistësh, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Gjeravicës, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”, dyshohet se janë penguar dhe kërcënuar nga një person i pranishëm në atë zonë.
Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, e shoh të rrugës të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje: Ndonëse incidenti i raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Komunës së Junikut, personi i përfshirë nuk është banor i Komunës tonë. Unë ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin plotësisht, pasi përgjegjësia para ligjit është gjithmonë individuale dhe nuk duhet të bëhet shkas për keqkuptime.
Komuna e Junikut thekson se turizmi malor përbën një nga potencialet kryesore të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave natyrore të trevës sonë. Mikpritja, respekti dhe bashkëjetesa me vizitorët janë vlera të trashëguara ndër breza dhe pjesë e rëndësishme e identitetit të Junikut.
Në këtë drejtim, Komuna e Junikut i fton të gjithë alpinistët, vizitorët dhe dashamirët e natyrës që të vazhdojnë t’i vizitojnë bjeshkët e Junikut. Institucionet lokale mbeten të përkushtuara që çdo vizitor të ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i sigurt gjatë qëndrimit në territorin e komunës sonë.
Juniku ka qenë dhe mbetet derë e hapur për çdo dashamir të natyrës.
Më Shumë nga Juniku
Lajme të Tjera të Fundit
Good Morning from Gjeravica ⛰️🐐
Pamje fantastike nga majat e Gjeravicës me dhi të egra në habitatin e tyre natyror.

Qendra Informuese Turistike lindi si një ide, por u shndërrua në një zë për Junikun ✨
Një hapësirë që mirëpret, udhëzon dhe frymëzon. Gjatë këtij viti të parë kemi hapur rrugë për histori, përvoja dhe kujtime që mbeten.

Aty ku natyra fsheh kryeveprën e saj më të bukur – Kanioni i Junikut 🌿✨
Where nature hides its finest masterpiece - Junik Canyon 🌿✨ Aty ku natyra fsheh kryeveprën e saj më të bukur - Kanioni i Junikut.
















